Skip to content

FAKSIMILE/ Vijon përplasja: Berisha akuza për pallatin tek stadiumi “Dinamo” të… Aleksandër Frangajt

 

Teksa Sali Berisha vijon sulmin ndaj drejtorit të përgjithshëm të Top Channol Ben Blushi, sot duket se padashur ka prekur edhe pronarin e TV Klan Aleksander Frangaj.

Përveç një fryrje të shumës dhe mashtrimit publik, ka një të detajë që nuk është publikuar.

Pallati ku akuzohet Blushi, është ndërtuar nga kompania “AN-NIK”, me pronarë Andon Dhima të 90% të aksioneve dhe Aleksandër Frangaj të 10 % të aksioneve.

Po përse është futur Sandri?

Sipas dokumentacionit të Qendrës Kombëtare të Biznesit, administrator i kompanisë ndërtuese “AN-NIK”, Andon Dhima, i ka shitur në prill të vitit 2009, 10 % të pallatit, Aleksandër Frangajt, pronari i TV Klan, me vlerë 10 mijë lekë të reja.

Burime për gazetën Shqip, bëjnë me dije se Frangaj është futur si aksioner pasi i ka dalë garant ndërtuesit se nuk “do ta shqetësojnë”.

Ishte fillimi i vitit 2009 kur pallati ishte drejt përfundimit. Në atë kohë Berisha kishte krahun e tij të djathtë Frangajn, të cilit i kish dhënë miliona euro reklama me fondet e shtetit.

Nga ana tjetër Frangaj, herë vinte gjoba ndaj biznesit dhe herë dilte si garantor i pushtetit.

Në rastin e pallatit të ndërtuar nga firma AN-NIK, Frangaj ka dalë si garantor, se nuk do ta prekte askush nga institucionet e kontrollit të ndërtimit. Për këtë shërbim, Sandri i TV Klan përfiton 10 % të pallatit.

E konvertuar më sipërfaqe ndërtimi, burime të gazetës Shqip bëjnë me dije se Frangaj ka përfituar rreth 800 m2. Pra, e thënë ndryshe Berisha dhe Frangaj, i kanë vënë gjobë biznesit, përgjatë kohës që ata ishin në pushtet.

Tani lind pyetja, përse këto portale dhe Berisha nuk e përfshinë Aleksandër Frangajn si sekser të ndërtimit të këtij pallati?/ tema

Më poshtë dokumentat zyrtare: