Report TV bën me dije se Zyra e avokatisë së bashkëshortes së prokurorit Arjan Ndoja ka përfaqësuar në gjyq për çështjen e pronave në Gjirin e Lalzit, 75-vjeçarit Pal Seçuni, pas të cilit dyshohet të fshihej Landi Muharemi.

Bëhet fjalë për 45 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalzit, për të cilën Bashkia e Durrësit pretendonte të ishte tokë shtetërore dhe jo private, dhe që i kishte dhënë leje për investim (resort) një biznesmeni libanez Faad Mitri.

Në këtë çështje, ish-kryegjyqtraja e Durrësit Joana Qeleshi që së fundi dha dorëheqjen pa u futur në vetting, i dha të drejtë të moshuarit me avokatë nga studio e bashkëshortes së prokurorit Ndoja.

Pikërisht ky vendim u bë shkak që biznesmeni libanez të dhunohej dhe të detyrohej të largohej nga Shqipëria, duke hequr dorë njëkohësisht nga investimi.

“Rasti konkret kur gruaja e tij ka përfaqësuar një gjyq civil, bëhet fjalë me bashkinë e Durrësit ku ka përfaqësuar Pal Seçunin, që ka pasur nga pas persona të fisin Muharremi në zonën e Sukthit, dhe është fituar pikërisht nga studio e avokatisë së gruas së prokurorit, gjyqi që solli rrahjen barbare të biznesmenit libanez”, tha gazetari Elton Qyno, i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report TV, me moderator Denis Mingën.

Prokurorit Arjan Ndoja 4 ditë më parë ju bë atentat teksa ishte në makinë me Landi Muharremin, njohur si i forti i Sukthit, ku të dy mbetën të plagosur së bashku me shoferin Andi Maloku, ish-polic në komisariatin e Krujës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re