Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, përmes një postimi në Facebook, është ndalur të projektbuxheti i vitit 2024, ku shprehet se nuk është më i madhi ndonjëherë.

Tabaku shprehet se, çdo buxhet që vjen përgjigja janë koncesionet dhe jo në shërbim të rritjes dhe zhvillimit të mirëqenies.

“Nëqoftëse rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës reale ka qenë 16%. Nëqoftëse rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës mesatare ka qenë po 25%. Që do të thotë, në të dyja rastet, më pak se rritja e çmimeve, që sigurisht është ndjerë në xhepin e qytetarëve”, shkruan ndër të tjera deputetja.

Postimi i Tabakut:

Jeni duke dëgjuar çdo ditë që ky është “buxheti më i madh ndonjëherë” deri në lodhje dhe mërzitje! Por si kemi arritur tek ky buxhet? Shikoni, në 10 vite janë rritur taksat 3 mld Euro, kryesisht si barrë mbi shtresën e mesme. Por çfarë ka ndodhur me ekonominë? A ka shkuar kjo rritje në shërbim të mirëqenies, të mbështetje të shtresës së mesme, të teknologjisë-informacionit, të arsimit? Në mënyrë absolute jo!

Nëqoftëse rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës reale ka qenë 16%. Nëqoftëse rritja e çmimeve ka qenë 25%, rritja e pagës mesatare ka qenë po 25%. Që do të thotë, në të dyja rastet, më pak se rritja e çmimeve, që sigurisht është ndjerë në xhepin e qytetarëve. Shtresa e mesme, taksapaguesit e rregullt, paguajnë barrën më të madhe të taksave, por a shkon kjo atje ku duhet? Përgjigja sigurisht që është Jo! Sepse çdo buxhet që vjen përgjigjja janë koncesione dhe PPP, jo në shërbim të rritjes dhe të zhvillimit të mirëqenies së shoqërisë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re