Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën me gazetarët u shpreh se Charles McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare dhe sipas tij faktet janë përvëluese për Edi Ramën.

Sipas Berishës njëri ka marrë ryshfet dhe tjetri ka dhënë. “Lajm është sot, McGonigal ka pranuar fajësinë për dosjen shqiptare. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se Edi Rama është fajtor. Se e kanë të ndarë përgjysëm, njëri ka dhënë ryshfet, tjetri ka marrë ryshfet. Njëri ka kërkuar licencës, tjetri ka hequr licencë. Njëri ka kërkuar shërbime kundër opozitës, tjetri ka manipuluar dosjen. Pra, faktet janë përvëluese për Edi Ramën dhe në mos gabohem, sot në ora tetë të darkës me orën tonë dhe orën 2 me orën e Uashingtonit, McGonigal dorëzohet. Së bashku me të, edhe Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Me tej ish-kryeministri Berisha tha se: “Ky është zhvillimi dhe kjo është një histori, e cila ka një aspekt tmerrësisht poshtërues për Shqipërinë. Aspekti poshtërues për Shqipërinë është se edhe pse Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza janë nën hetim, Gjiknuri, kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi, këta janë të gjithë në hetim dhe në Shqipëri nuk guxohet me hapë një hetim. A nuk është ky mohim total i shtetit? Në cilin vend të botës ndodhin këto?  Unë u them vetëm kaq, licenca e hequr një kompania mikse, austriake, ruse, do i kushtojë Shqipërisë deri në 300 milionë euro gjobë.

Dhe kujt iu dha? Një kompanie të miërëfilltë të Gazpromit, që thuhet se është Deripaska pas saj. Pra, për të gjitha këto, prokuroria shqiptare është zero. Nuk guxon të nisë qoftë edhe një hetim. Dhe kërkesën për këtë e ka refuzuar. Ne përsëri do e dërgojmë.

Ne kërkuam krijimin e komisionit hetimor parlamentar. Ne do e dërgojmë në SPAK çështjen. Por, çdo gjë që ka lidhje me Edi Ramën, bllokohet dhe hidhet poshtë”, u shpreh ai.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re