Lulzim Basha është ofruar si i famshmi Falcone, ku, duke huazuar tezën e këtij të fundit, ish-prokuror i famshëm italian i ekzekutuar nga mafia – pra “ndiq paranë” – ka prezantuar skemën për të luftuar korrupsionin qeveritar kur të vijë në pushtet.

Ajo që vihet re në skemën e tij, është se hetimi, e ndëshkimi më pas, siç dhe pretendohet, do ketë në fokus vetëm qeverisjen e PS-së, pra këtë aktualen, e jo edhe atë të kaluarën kur qe vetë ministët, e ku gjithashtu ka një akuzë mbi shpinë, siç është ajo e abuzimit me 200 milion euro në “Rrugën e Kombit”.

Nga qeverisja e kaluar gjithashtu, është e trashëguar dhe afera CEZ, ku janë implikuar dhe figuara të LSI-së, ne kohën e bashkëqeverisjes me PD-në.

Por këtu nuk hasen në vizionin hetimor të Bashës.

Vetëm si pyetja që ngrihet është se si do vijë në pushtet Falcone shqiptar, se ai ka frikë nga zgjedhjet?

Skema e plotë e Bashës:

“NDIQ PARANË” një plan konkret kundër  korrupsionit dhe rikuperimit të parave dhe pasurive të vjedhura

HAPI I PARË

Miratimi i një pakete ligjore radikale kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar.

Prioriteti i qeverisë së partisë Demokratike:

Hetimi i korrupsionit të niveleve të larta.

HAPI I DYTË

Hetimi dhe ndëshkimi i veprimtarisë kriminale të qeverisë për prokurimet dhe licencimet publike.

Prioriteti i qeverisë së partisë Demokratike:

Hetimi i mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike.

Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare. Çdo kontratë do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale.

Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë i tek kryeministri.

Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja.

Do të ndjekë, gjurmojë dhe zbulojë origjinën e parave të përdorura.

Do të zbulojë destinacionin e parave të marra nga buxheti.

HAPI I TRETË

Rikuperimi i pasurive të vjedhura për mes kontratave dhe koncesioneve publike

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare apo janë investuar kudo nëpër botë do të zbulohen dhe do t’u kthehen shqiptarëve.

HAPI I KATËRT

Lufta kundër pastrimit të parave

1.Hartimi i ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave.

PD do të bashkëpunojë me ekspertë të huaj dhe me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar, Europoli, agjencitë britanike, holandeze, gjermane dhe amerikane.

2.Miratimi i ligjit për ndalimin e legalizimit në ekonomitë produkteve të krimit. Zbatimi i këtij ligji parandalon investimin në ekonomitë parave të krimit dhe korrupsionit

3.Miratimi dhe zbatimi i paketës ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë.

Fundi i pandëshkueshmërisë  së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta  është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re