PayPal po vazhdon integrimin e tij  me Google Pay, duke i lejuar përdoruesit të paguajnë për sendet dhe shërbimet pa ekspozuar asnjëherë informacionin e ndjeshëm ose hapin shtesë të regjistrimit dhe daljes nga G Pay, siç vërehet nga TechCrunch. Tashmë ka mbështetje PayPal në G Pay.

Ju mund të paguani për sende në një dyqan duke përdorur llogarinë tuaj PayPal nëse është e lidhur me Gmail-in tuaj pa patur asnjëherë kartë fizike. Integrimi i ri,i cili do të fillojë të funksionojë më vonë këtë vit,do të përfshijë aplikacione si Gmail, YouTube,Google Store dhe çdo shërbim që përdor Google Pay,  duke përfshirë transfertat peer-to-peer,si dhe pagesat.

Duket se është një partneritet interesant. PayPal do të përfitojë nga të ardhurat shtesë të transaksionit,ndërsa Google do të mbajë blerësit potencialë të cilët në të kundërt do të braktisnin një transaksion pasi të mësonin se nuk ofrohet mbështetje për PayPal.

Në thelb,integrimi i PayPal dhe Google mund të zëvendësojë një llogari bankare tradicionale, për disa njerëz.

Pas të gjitha këtyre gjërave,ju mund të paguani për produkte online duke përdorur G Pay gjithashtu, por kjo e sjell gjithçka në një formë  të plotë. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re