Babai i Ermalit nuk mund t’i mbante lotët e thoshte se nëse do të kishte qenë e mundur, do ta kishte hequr syrin e tij për t’ja dhënë të birit 12 vjeçar.

Arjoli, Shefqeti si dhe babai i tyre, po ashtu kishin probleme me shikimin. Familja Musai thjesht nuk i kishte mundësitë për të përballuar vizita e ndërhyrje. Edhe më prekëse ishin lotët e vajzës së vogël të familjes, që lutej për dritën e syve të vëllezërve.

Në kushte të vështira ishte dhe familja e Manushaqes, një vogëlushe 8 vjeçe me probleme me shikimin. Nëna e të miturës tregonte se ishte e gatshme që të shiste gjakun apo veshkën, vetëm e vetëm që të gjente mundësinë për t’i shpëtuar shikimin vajzës.

E së fundmi, nëna e dy fëmijëve të vegjël që shqetësohej se do të ishte e shepjtë dita kur ajo nuk do të mund të kujdesej më për vogëlushët. Sytë e Martilës po veniteshin nga drita dhe për t’i shpëtuar do duhej kryerja e operimeve.

Të gjitha këto raste u adresuan nga Fondacioni Firdeus. Përmes kontributeve të shqiptarëve dhe modelit të bamirësisë, Fondacioni Firdeus mori përsipër që t’u sjellë ditë gëzimi 4 familjeve në nevojë. Fatmirësisht ndërhyrjet shkuan me sukses

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re