Kjo vogëlushe e bukur do të mund ta jetojë jetën e saj, do të mund të rritet. Gjithçka falë ndihmës së shqiptarëve, që bënë të mundur që ajo të hyjë në një operim të vështirë në Turqi.

4 operime, veçse 3 vjeçe! Nëna nga Kosova kërkon ndihmën e shqiptarëve për vajzën

Kjo është Alea, 3 vjeçarja nga Kosova e diagnostifikuar me një tumor të rrallë në trup. Alea kishte kryer 4 operacione e disa seanca kemio- terapi. Disa ditë më parë prindërit e Aleas kërkuan ndihmë përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”. Kërkonin ndihmën e shqiptarëve pasi jeta e të bijës varej nga një operacion i kushtueshëm që ata nuk kishin mundësi ta përballonin.

Si kurdoherë, shqiptarët u bënë bashkë edhe për këtë vogëlushe dhe shuma e nevojshme u mblodh. Alea hyri në operacion dhe fatmirësisht gjithçka doli me sukses.

Në një video-mesazh për emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, prindërit e Aleas sollën lajmin e gëzueshëm se 3 vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore. Tashmë në sytë e këtyre prindërve ka një letësim të madh, ndërsa gëzimi është i papërshkrueshëm.

Ja se çfarë thonë ata për shqiptarët bamirës

Nëna e Aleas: Përshëndetje emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” Alea e kaloi operacionin me sukses dhe përmes kësaj videoje, Alea dëshiron t’i falenderojë të gjithë ata që kontribuan. Alea gëzon shëndet të mirë sot.

Ne si prindër dëshirojmë që përmes emisionit, t’i falenderojmë të gjithë ata vëllezër e motra që kanë kontribuar dhe kanë bërë të mundur operacionin për vajzën, sa më shpejt që ishte e mundur.

Një falenderim shumë i veçantë shkon për “Shqiptarët për Shqiptarët”, e veçanërisht për Elvis Naçin. Ne jemi shumë të lumtur që Alea i mbijetoi këtij operacioni të pestë.

Babi i Aleas: Allahu ju shpërbleftë, të gjitha të mirat në jetë dhe për punën që bëni. Falenderojmë të gjithë shqiptarët që na ndihmuan

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re