Pas lajmit të përcjellë në gazetën “TemA”, duket se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reflektuar pozitivisht.

Ajo ka fshirë postimin nga faqja e Ministrisë së Drejtësisë ku shkruhej se falë vizionit të saj u ideua reforma në sistemin e drejtësisë.

Nëse kërkojmë në faqen zyrtare në Facebook të këtij institucioni, publikimi është zhdukur menjëherë.

Pavarësisht kontributeve të pamohueshme të gjithësecilit, reforma në drejtësi është një nga projektet më të mëdha të ideuar dhe përkrahur fort nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, partnerë kyç në zhbllokimin dhe ecurinë e të gjitha proceseve të njëpasnjëshme. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re