Sot jetojmë në një botë kur shumë shpesh ndodh që njerëzit të kthejnë kokë nga ana tjetër, kur përballen me një situatë të vështirë. Por ndryshe ndodhi në këtë rast, i raportuar gjerësisht në median amerikane.

Një 22 vjeçare  pësoi një aksident me makinë dhe qëndroi aty për afro 7 orë. Fatmirësisht një qytetar kur pa incidentin telefonoi menjëherë autoritetet.

22 vjeçarja qëndroi për 8 ditë në koma dhe 38 ditë të tjera në gjendje të rëndë në spital. Pas vështirësive të mëdha, ajo mundi të dalë nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, veçse falë një telefonate.

Nëna e të resë nisi të kërkojë për njeriun që bëri telefonatën.

“Për 8 ditë qëndronva në spital duke mbajtur dorën e vajzës, e duke u lutur në Zot që të mos ma merrte. Personi që bëri atë telefonatë i shpëtoi jetën vajzës sime dhe do doja ta takoja, t’i jepja një përqafim… mjekët më treguan se nëse vajza do të kishte qëndruar edhe për 15 minuta më shumë, me siguri do të kishte vdekur. As ata nuk kanë shpjegim sesi arriti të mbijetojë”-tregoi nëna e 22 vjeçares.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re