Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter ka sjellë katastrofë në Haiti, duke i marrë jetën të paktën 304 personave e duke lënë të lënduar një minimum prej 1800 të tjerësh.

Populli i varfër i ishullit është gjunjëzuar nga forca e jashtëzakonshme e tërmetit që goditi në orët e mëngjesit të ditës së djeshme, pjesën perëndimore të vendit (125 km larg kryeqytetit).

Këto janë pamjet që tregojnë se çfarë force kishte tërmeti

Shumë njerëz i falen Zotit e kanë thënë për median se janë gjallë vetëm falë mëshirës së Tij.

“Sot jemi gjallë falë dashurisë së Zotit”-thotë Marie Jean Pierre, shtëpia e të cilët kolapsoi pas tërmetit. Ajo dhe i biri arritën të dalin në kohë përpara se banesa t’i vinte përfund.

Kryeministri Ariel Henry deklaroi se të gjitha spitalet janë mbipopulluar, ndërsa autoritetet kanë shpallu gjendje të jashtëzakonshme për një muaj. Një prej ish senatorëve të vendit mori me qira një avion për të dërguar shumë nga të plagosurit e rëndë, për trajtim mjekësor drejt spitaleve.

Tashmë vijon përpjekja për të shpëtuar sa më shumë njerëz të cilët janë ende gjallë mes rrënojave.

Tërmeti nuk ka ‘falur’ askënd atje, e madje as edhe një kishë e cila u rrëzua teksa njerëzit faleshin brenda saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re