Ish kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, përmes një statusi në facebook ka ironizuar me udhëheqësit politik shqiptarë në të gjitha trojet shqipfolëse brenda dhe jashtë vendit. Spahiu falenderon zotin që i ka dhuruar vdekjen njerëzimit pasi në të kundërt në pushtet do të qëndronin përjetësisht Edvini, Lulzimi, Hashimi, Saliu i Shqipnisë dhe Aliu i Maqedonisë.

Postimi i plotë: Faleminderit o Zot që na dhurove vdekjen dhe që s’jemi të përjetshëm, sepse përndryshe do kishim edhe 2000 vjet mbi krye Edvinin, Lulzimin, Hashimin, Saliun e Shqipnisë apo Aliun e Maqedonisë…. që s’do e lëshonin gjallë karrigen.

Faleminderit o Zot që i ndërron ti kur mbushet ora, se me këtë popull ata rrojnë më shumë se malet dhe fushat e Shqipnisë! Këta janë Zotat në tokat shqiptare! Partia mbi të gjitha. Atje ku njerzit s’kan as besë, as fe.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re