Sandër Lleshaj dha dorëheqjen si ministri i tretë i Brendshëm që shkarkohet në dy mandate qeverisëse nga Rama.

Dorëheqjen e tij nga detyra e bëri me dije kryeministri Rama përmes një fjalimi të mbajtur për vrasjen e 25-vjeçt Klodian Rasha.

Përmes një statusi në facebook Rama e falendoron ish-ministrin për burrërin.

“#RESPEKT e #FALEMINDERIT për përkushtimin, punën, burrërinë dhe vërtetësinë e të treja këtyre i dashur Sandër”, shkruan Rama.

Ndërsa vetë ministry ka shkruar një monolog të gjatë në profilin e tij në facebook, ku shkruan ‘të gëzohen ata që smë duan, dhe hidhërohen ata që më duan’, Lleshaj është përballuar edhe njëherë me revoltën e komentuesve.

Këta të fundit kanë lëshuar ndaj tashmë ish- ministrit fyerje nga të më shumta, duke përmbytur postimin e tij. Ndërkohë që revolta vazhdon edhe në Tiranë, ku të rinjtë vazhdojnë përplasjen me policinë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re