Cdo masë administrative me gjobë që është marrë nga insitucionet publike gjatë përiudhës 17 prill deri në 7 qershor do të anullohet. Individët do të rimarin paratë.

Qeveria zyrtarizoi me akt normativ propozimin e tre ministrave, atij të brendshëm Sander lleshaj, ministres se financave Anila Denaj dhe Shendetësisë  Ogerta Manastriliu për të amnistuar penalitetet që janë marrë në kuadër të masave kundër përhapjes së virusit.

Por njëkohësisht do të falen edhe gjobat e vendosura nga njësitë e vendore ndaj famijeve të dëmtuara nga fatkeqësite natyrore, kryesisht dy termetet e shtatorit dhe nentorit. Behet fjale per ato familje qe u konstatuan me shkelje në punimet për riparimin e banesave individuale.

Sa i perket procedures se si do te kthehen leket e paguara, vendimi I qeverise sqaron se ato do te kalojne ne llogarine bankare te individit. Nese personi i penalizuar nga nuk ka llogari bankare, atehere fondi do ti kaloje institucioni qe ka vendosur penalitetin, dhe eshte ky i fundit qe do te kontaktoje individin.

Pritet qe te hartohen listat perkatese ndaj individeve te penalizuar  per te kthyer gjobat brenda dates 30 tetor dhe 15 nentor. Perfitues nga ky vendim jane edhe lejet dhe licensat apo mjetet e bllokuara gjate kesaj periudhe, vendimet e ndeshkimit do te anullohen.