Prindërit e Ajanit, 4 vjeçarit të sëmurë rëndë e në gjendje kritike, kanë sjellë lajmin e mrekullueshëm. Ajani i ka shpëtuar vdekjes dhe është në rrugën e sigurt të shërimit. Prindërit e vogëlushit dërguan një mesazh prekës, ku falenderojnë të gjithë shqiptarët që dhanë diçka nga vetja, për t’i shpëtuar jetën Ajanit.

“Përshëndetje, jemi prindërit e Ajanit. Jemi në spitalin Bambino Gesu. Djali është shëruar në mënyrë perfekte. Tani po e largojnë nga reanimacioni, në një repart tjetër, ku mund të rrijë nëna me të. I falenderoj krejt shqiptarët, përzemërsisht, Elvisin. Ju falenderoj pa masë, Allahu ju shpërbleftë me të gjitha të mirat.”-tregoi babai i Ajanit.

Rastin e Ajanit e përcollëm disa ditë më parë. 4 vjeçari vuante nga një çrregullim i rrallë, i cili kishte sjellë hapjen e plagëve të rënda në lëkurën e trupin e vogëlushit. Pas thirrjes së nënës së vogëlushit nga Kosova, për një kohë rekord u kryen të gjitha amanetet dhe Ajani u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.

E pabesueshme sesa mirë ka shkuar procesi i shërimit të këtij vogëlushi… i mundësuar nga bashkimi i shqiptarëve që i dhanë këtij fëmije, një shans të dytë në jetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re