“Falenderoj mijëra delegatë që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar”, menjëherë pasi mbaroi fjalën demokrati i ardhur nga Amerika surprizon dhe e puth Sali Berishën!

ea631552-61be-4080-a810-f1da4a855541.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Fjala e Sali Berishës nga Kukësi:

“Në vitin e parë SPAK-u ka çuar për gjykim 63 raste, në vitin e saj të ekzistencës së saj task forca e luftës kundër korrupsionit ka dërguar për gjykim 310 raste për korrupsion. Pra cili ishte rezultati i reformës së Sorosit, kapje e plotë. Unë do të mbroj interesin tuaj dhe nuk mbroj Edi Ramën.

Dua ti falenderoj në emër tuaj të gjithë ata mijëra dhe mijëra delegatë që kanë firmosur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Quajeni si te doni edhe rithemelim po të duani e quani por unë them që ai Kuvend do të rikthejë të gjithë forcën që ka liria dhe virtytet të shpirtit të lirë të shqiptarëve. Rrofshi ju! Rroftë Kukësi! Rroftë Shqipëria”, tha Berisha.

Menjëherë pas fjalës së ish-kryeministrit një demokrat thyen shkon për të përqafuar Sali Berishën. Bëhet fjalë për Rustem Gecin i cili tha se ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës për të mbështetur “doktorin”.

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë