Sepse ndonjëherë është më mirë të veprosh sesa të flasësh. E vërteta është që në pollin e fundit të Llomos, diferenca ishte vetëm 3 pikë, ndërsa rritja 7 pikë. Ju garantoj se kjo jave, ose maksimunmi deri javën tjetër, me ato ritme rritjeje, PD-ja është pa diskutim forca e parë e Shqipërisë. Ketë e them me bindjen më të thellë, por bazuar dhe në polle serioze.

Lidershipi i vjeter? Mendoj se PD-ja do të dalë forcë e parë pa diskutim. Partitë e krijuara në prag fushate elektorale, jam i bindur që qytetarët do të dinë të vlerësojnë votën e tyre. Janë një breshëri pollesh, në ujdi për dy probleme madhore: 60-70% të shqiptarëev e quajne ndryshimin të domosdoshëm për veten dhe vendin; sqë dyti, po kaq mendojnë se drejtimi i vendit është i gabuar. Do të jenë shumë të paktë ata që votën e tyre do ta hedhin për vazhdimin e drejtimit të gabuar. Ata që kërkojnë ndryshimin, sot shohin në programin serioz të PD-së, shpresën. Pra ka një program tek i cili duhet të besojë dhe duhet dhënë ndryshimi. Ata që vendosin të mos votojnë për ndryshimin, natyrisht nuk janë në një valë me shumicën shqiptare.

Falenderoj të gjithë stafin e Fax, që ka regjistruar përtej presioneve shumë të mëdha të qeverisë ka pasqyruar hallet e njerëzve.

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re