Berisha:Basha deklaron se nuk pyet për anëtarësinë dhe forumit, nuk bën propozimet e tij në Këshill sipas statutit, de fakto është sipas tij asgjësimi i vërtetë i Partisë Demokratike.

Pengu i tij Basha dhe narko kryetari Edi Rama. Sot dua të falenderoj të gjithë të pranishmit dhe kam një mesazh për gjithë të tjerët, nuk është cështja mes Saliut dhe Bashës, por është jetike për votën. Lexoni pak mirë dhe mendojeni sepse qytetarët e lirë kanë të drejtë për të votuar, nuk janë pengje.

Pranohet diversiteti i mendimeve, nuk kemi problem me Bashën pse mendon ndryshe por problemi është se mer vendim pa tagër, ska guxim të pyesë anëtarësinë. E gjetët personazh nga Franc Kafkën këtë?
Ky thotë nuk ndjek asnjë procedurë,prandaj bëj thirrje që demokratët të arsyetojnë mbi këtë bazë, të bashkohemi nëse duam të egzistojmë.

Opozitë e vërtetë do bëhemi ne, do rikthehet PD ashtu sic ishte. Kemi ndërmarrë foltoren, kam kënaqësinë që kam këtu demokratë të viteve ’90.

Jemi këtu me demokratë që 8 vite iu shkelmua djersa e tyre, pasi pati rezultatin më katastrofal në histori, prandaj do ngremë PD në lartësinë e idealeve tuaja.

Jemi njerëz të idealeve tona besnike, sidomos në Shkodër.
Vota na bashkon. Le të kthehemi pas disa vite, nuk kemi kontestuar asnjëherë votën, në vitin 1998 partia ishte copë copë, bëmë kuvendin.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re