Një grup prej 35 peshkatarësh në Jemen u ndeshën me trupin e pajetë të një baleneje, që notonte në Gjirin e Adenit dhe jeta e tyre ndryshoi rrënjësisht.

Peshkatërt gjetën brenda trupit të balenës një thesar, me vlerën 1,5 milionë dollarë. Konkretisht ata gjetën gurë të çmuar ‘ambregris’, që kanë një vlerë prej 1,5 milionë dollarësh.

Gurët prodhohen në barkun e balenës së spermës, e cila dallohet për shkak të gojës së saj të madhe dhëmbëzore, madhësisë mbresëlënëse, shpejtësisë dhe rezistencës.

“Ndihem shumë i lumtur.Kam ndjesi që nuk mund t’i përshkruaj”, thotë njëri prej peshkatarëve.

“Falenderoj Zotin për këtë mrekulli!”, thotë peshkatari tjetër.

Gurët e çmuar që u gjetën në barkun e balenës janë  të veçantë dhe përdoren në industrinë e kozmetikës për prodhimin e parfumeve, rapoton BBC.

“Na thërriti njëri prej peshkatarëve dhe na tha se ka gjetur një balenë të ngordhur dhe tha se balena mund të ketë qelibar në barkë. Shkuam direkt për ta kontrolluar, vendosëm t’i hapnim barkun dhe gjetëm thesarin. Trupi i balenës mbante aromë të rëndë.  Aroma nuk ishte e mirë, por kishte shumë, shumë para.”

Jemen është vend shumë i varfër, 80% e popullsisë nuk kanë mundësi të sigurojn nevojat bazike të jetesës, siç është ushqimi.

Për peshkatarët gjetja e thesarit i ndyshoi jetën përgjithmonë, duke i shpëtuar nga varfëria.

“Jemi të gjithë të varfër, kurrë nuk e prisnm një gjë të tillë”, thotë peshkatari.

Sipas ekspertëve vetëm 1 nga 5 balenat e spermës prodhon gurë të çmuar, siç është ‘ambregris’.

(E.H/Faxweb.al)

loading…

/faxweb