Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e sotme.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zelensky, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ku falenderon Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës.

Ai bën të ditur gjithashtu se bashkë me kryeministrin Rama nënshkruan një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës së NATO.

“U takova me Edi Ramën për të falënderuar Shqipërinë për mbështetjen e Ukrainës, duke përfshirë edhe brenda Këshillit të Sigurimit. I jam veçanërisht mirënjohës Shqipërisë për anëtarësimin në Deklaratën e G7 për garancitë e sigurisë për Ukrainën. Ne nënshkruam gjithashtu një deklaratë të përbashkët për mbështetjen për integrimin e Ukrainës në NATO”, është shprehur Zelensky.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re