Skip to content

Fali familjen e sulmuesit që e la 18 ditë në koma, humb jetën pas disa javës i riu shqiptar

Një i ri i cili u dhunua disa javë më parë në Mitrovicë ka humbur jetën një ditë më parë.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se Ermal Delija, humbi jetën si pasojë e lëndimeve që kishte marrë në muajin tetor pas rrahjes nga një person.

Ndërkohë para një muaji, më 17 dhjetor, ai ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj, ku kishte zgjatur dorën e pajtimit me familjen e sulmuesit.

Pas sulmit i iu kishte përfunduar në koma për 18 ditë. Ermali ishte djali i vetëm i familjes Delija dhe u rrit jetim pasi babai i kishte vdekur vite më parë.

Ai ka lënë pas nënën dhe tre motrat e tij.