Teoricieni i konspiracionit të së djathtës ekstreme, Alex Jones, i cili ka qenë objekt i padive të shumta nga prindërit e viktimave të masakrës së shkollës fillore në Sandy Hook në vitin 2012, ka bërë kërkesë për falimentim në faqen e internetit Infowars, përmes së cilës ai ka përhapur “teoritë” e tij.

Duke iu drejtuar “Kapitullit 11” të Kodit Amerikan të Falimentimit, Jones mund të ngrijë procedurat para gjykatave civile, për t’i dhënë kohë për të ristrukturuar kompanitë e tij, të cilat mund të mbeten në funksion.

Themeluesi i Infowars, një teori konspirative e ekstremit të djathtë, është persekutuar prej vitesh nga prindërit e nxënësve të Sandy Hook në Njuton, Konektikat, i cili tronditi Shtetet e Bashkuara në vitin 2012. 20 nxënës të klasës së parë u vranë në shkollë, si dhe gjashtë mësues.

Jones pretendoi, megjithatë, se masakra ishte orkestruar nga rivalët dhe se fëmijët dhe prindërit ishin…aktorë.

Ndikimi i asaj që tha Jones ndër vite është aq i madh sa prindërit e njërës prej viktimave u detyruan të lëviznin 10 herë dhe të jetonin të fshehur. Ngacmimet nga fansat e Jones vazhduan, raportoi New York Times.

Prindërit e nxënësve shkuan në gjykatë kundër Jones, duke i kërkuar që të dorëzonte dokumente kontabël, me pretendimin se ai kishte fituar miliona dollarë duke përhapur teoritë e tij. Më vonë ai pranoi publikisht se vrasjet e fëmijëve ishin reale.

Jones, 48 vjeç, po ndiqet penalisht në Teksas (ku ndodhet kompania e Jones) dhe në Konektikat. Në nëntor, një gjykatës i Konektikatit tha se mund t’i kërkohet të paguajë kompensim për prindërit.

Familjet e viktimave në mars refuzuan propozimin e Jones për një marrëveshje jashtëgjyqësore deri në 120,000 dollarë për 13 familjet që ngritën një padi kundër tij. Sipas Reuters, familjet theksuan se propozimi ishte një manovër e Jones për të mos marrë përgjegjësinë se si ai përfitoi nga tragjedia për të promovuar “teoritë” e tij.

Për shkak të teorive të tij konspirative dhe gjuhës së urrejtjes që ai transmeton, Jones është përjashtuar nga Facebook, Twitter dhe YouTube.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re