Mahatma Gandhi është një nga njerëzit e mëdhenj që shënoi historinë e botës në shekullin e 20-të. Pasi studioi juridikun në Londër, ky Hindu u kthye në Indi, vendin e tij të origjinës, ku punoi shumë për të ringjallur traditat Hindu dhe për të shpallur filozofinë e tij të mosdhunës.

Mendimet e tij paqësore por revolucionare morën një forcë të tillë që deri në vitin 1931 Gandi kërkoi nga bota dhe nga Anglia pavarësinë e kombit të tij. Bëma e tij më e madhe dhe më e njohur ishte arritja e pavarësisë së dëshiruar përmes një strategjie paqësore.

Ne ju ftojmë të zbuloni 14 nga thënit më të fuqishme nga njeriu që e bëri Indinë të shpallej e pavarur pa u derdhur asnjë pikë gjaku në mes të një lufte.

Falja është guximi i trimave. Vetëm ai që është aq i fortë sa të falë, di të dojë.

Nuk ka asnjë rruga për tek paqja, ajo është vetë rruga.

Jetoni sikur të vdisni nesër. Mësoni sikur të jetoni përgjithmonë.

Mos lejoni që dielli të perëdojë pa u pastruar nga inatet tuaja.

Një sy për një sy dhe të gjithë do të përfundojnë të verbër.

Një gjë e gabuar nuk bëhet e saktë nga fakti që të gjithë besojnë në të.

Gjëja më e keqe është heshtja e njerëzve të mirë.

Njeriu duhet të jetë i përulur si pluhuri në mënyrë që të zbulojë të vërtetën.

Njerëzimi nuk mund të çlirohet nga dhuna, përveç se përmes mos-dhunës.

Arma ime më e madhe është lutja e heshtur.

Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë.

Dashuria është forca më e përulur, por më e fuqishmja që bota ka në dispozicion.

Shpërblimi ynë është në përpjekje dhe jo në rezultat. Përpjekja e plotë është fitorja e plotë.

Dhuna është frika nga idealet e të tjerëve.

Si gjithnjë, ashtu siç është traditë e jona tashmë, mos harro të na thuash cilën prej thënieve mësipër pëlqeve më së shumit, apo që do të doje të mos e harroje, por ta mbaje aty, në një vend të sigurt, përpara syve, për të mos e harruar kurrë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re