Muslimanët falën namazin e Fiter Bajramit në sheshin “Skënderbej”, në një performancë mbresëlëëse besimi në Zot, ndër më madhështoret që ofron zemra e kryeqytetit shqiptar.

Kreu i KMSH-së, në urimin e tij të kësaj dite, duke tentuar të sqarojë një moskuptim mbi faljet e Bajrameve, dy në vit, tha se ato u përkasin shesheve e jo ndonjë xhamie a oborri xhamie.

Referuar hapjes së Xhamisë së re, asaj te ish-Namazgjaja, ai tha: “Bajramet janë festa që duhen falur nëpër sheshe. Shpresojmë që edhe ajo xhami do mbarojë dhe do falemi edhe aty. Sheshet janë të dendura, nuk ka xhami në asnjë vend të botës që t’i zërë njerëzit”. /tesheshi.com/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re