Etleda Çiftja, e vënë në hetim nga SPAK për akuzat e deklarimit të rremë është njohur zyrtarisht me akuzat. Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, është paraqitur këtë të premte pranë strukturës antikorrupsion ku edhe është njohur me akuzat e ngritura ndaj saj.

Çiftja është paraqitur rreth orës 13:00, në dyert e SPAK. Ajo u mor e pandehur nga SPAK një javë më parë për akuzat  “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.

Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK.

Më parë janë proceduar anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ky i fundit i shkarkuar pasi u dënua me vendim të formës së prerë për falsifikim të formularit të aplikimit që mundësoi zgjedhjen e tij si anëtar i Kolegjit.

Mësohet se Çiftja dyshohet të ketë falsifikuar një dëshmi për nivelin e gjuhës angleze. Ndërsa sa i takon akuzës së ngritur për deklarim të rremë, mësohet se Etleda Çiftja dyshohet se ka një tokë arë në Kavajë të cilën nuk e ka deklaruar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re