Goditet një rrjet i falsifikimit të testeve të COVID-19.

 

Në pranga kanë përfunduar dy mjekë të QSUT, infermierë, falsifikatorë dhe disa sekserë të agjencive të udhëtimit. Ata jepnin teste COVID false kundrejt pagesës që varionte nga 35 deri në 40 euro.

 

Ky rrjet u zbulua pasi një shtetas bleu teste false dhe kërkoi të ndryshonte gjeneralitetet, pasi pretendonte se të dhënat nuk ishin të sakta.

 

Ndërkohë, në lidhje me emrin dhe të dhënat e mjekëve të ndaluar, prokuroria nuk ka dhënë ende detaje.

Vijon…

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re