Distributori i një kompanie që tregton mallra ushqimore është ndaluar nga Krimi Ekonomik dhe Financiar në policinë e Fierit për prodhim dhe falsifikim të mallrave.

Finalizimi i operacionit “OPSION IX” çoi në pranga shtetasin R. G., 38 vjeç, banues në Dërmenas, Fier, me detyrë agjent shitje në një kompani që tregton mallra ushqimorë.

Sipas policisë, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka prodhuar dhe falsifikuar produkte të ndryshme ushqimore dhe i ka hedhur në treg me emrin e kompanisë ku punonte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Manipulimi i tregut” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re