Një efektiv i Gardës së Republikës, është arrestuar nga policia e Lezhës, gjatë ndërhyrjes për zbulimin e një laboratori që kryente falsifikimin e dokumentave.

Punonjësi i Gardës mësohet të jetë, Henri Haxhiraj, i cili tashmë është përjashtuar, ndërsa sipas burimeve të policisë, Haxhiraj, është vëllai i këngëtares, Sheila Haxhiraj.

Gjatë hetimeve të kryera është vërtetuar se i riu Haxhiraj, ishte pjesë e një grupi të prodhonin dokumenta dhe pasaporta të falsifikuara, për individë që dëshironin të udhëtonin në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Europian.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se njeriu kryesor i kësaj skeme kriminale, ka qenë pikërisht Pertef Musabelli. Musabelli, rezulton të jetë babai i Alfred Musabelliut, i riu që mbeti i vrarë në qytet Studenti nga Kostandin Xhuvani.

Në dosjen hetimore thuhet se Musabelli, kishte të gjithë logjistikën e laboratorit për krijimin e dokumentave false dhe mbante kontaktet me persona të tjerë, që siguronin pagesat dhe klientelën.

Musabelli së bashku me punonjësin e gardës së Republikës, shërbenin si koordinatorët, ku kundrejt shumave monetare arrinin të nxirnin dokumentat falso me qëllim për të udhëtuar në drejtim të disa shteteve të Europës dhe deri në Amerikës.
Deri në këtë fazë të hetimit është provuar plotësisht implikimi dhe roli drejtues i Pertef Musabelli dhe gardistit, Henri Haxhiraj. Kjo pasi gjatë ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, një agjent policie ka arritur të infiltrohet në këtë grup, duke arritur të nxjerë në 5 raste pasaporta të falsifikuara dhe dokumenta të tjera falso.

I gjithë aktiviteti i tyre ka qënë në monitorim nga policia, falë dhe infiltrimit nga agjenti, që ka kryer disa herë blerjet me autorizim të vetë drejtuesve të policisë së Lezhës.

Si pasojë e faktimit të kësaj baze që falsifikonte dokumentat, një ditë më parë policia e Lezhës ndërhyri, duke arrestuar drejtuesin e grupit, Pertef Musabelli, Henri Haxhiraj, Arjan Refugjatin dhe Erigesji Morigën.
Ndërsa nuk është arritur të arrestohen dy bashkëpuntorët e tjerë si Artur Terziu dhe Ilir Mata. Kërkimet ndaj tyre vijojnë, ndërsa aktualisht çështjen e ka marë prokuroria e Lezhës, e cila ditën e sotme ka çuar kërkesat në gjykatë, për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, ndaj 4 personave të arrestuar./ ora news

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re