Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës finalizuan me sukses operacionin “Shtegtimi”, në fund të së cilit u arrestuan në flagrancë 4 persona.

4 të arrestuarit, me aktivitet tregtar biznes privat agjenci udhëtimi, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’,  për t’iu mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani, kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re