Kanë dalë sot në gjykatën Elbasanit, për masan e sigurisë 6 persona të ndaluar para disa ditësh me akuzën për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”.

 

Prokurori i çështjes Petref Asllani kërkoi në bazë të dosjes të denoncuar nga komisioni zgjedhor, por edhe hetimëve të mëtejshëm, se të gjashtë të ndaluarit kane kryer vepren penale fallsifikimit të materialëve zgjedhore që ka ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, dhë kërkoi që të jepet masa burg pa afat.

 

 

Për gjyqtaren e seancës Pajtime Fetahu, dosja e paraqitur nga prokurori nuk eshte e plote dhe kërkoi që kjo masë nga burg pa afat të kalojë në “Detyrim me paraqitje”.

 

Të ndaluarit të kësaj cështje që sot fituan lirin në detyrim me paraqitje janë

 

•Erald. Karriqi, 35 vjeç, banues në Prrenjas;•Y lli kuka., 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas•Durim Alla., 49 vjeç, banues në Prrenjas•Erion . D.ashi 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Prrenjas•Mili V.asku33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Prrenjas•O.lgert Alla, 40 vjeç, banues në Prrenjas.

 

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re