Gjithë problemi i familjes Berisha dhe Ilir Metës, është SHBA, dhe jo humbja përballë Edi Ramës.

Kjo gjë është bërë e qartë nga gazetari i familjes Berisha, Çim Peka.

Ky i fundit i ka kërkuar Lulzim Bashës që të ndërpresë marrëdhëniet me SHBA dhe ndërkonbëtarët dhe të mos i qasë as në selinë e PD-së.

Vetëm kështu, është mesazhi nga familja Berisha, ai mund të qendrojë në drejtimin e PD-së.

“Pavendosmëria për t’i çuar gjërat deri në fund na ka sjellë në vazhdimin e vazhdimësisë.

Nëse Edi Rama fiton, nuk ka mundur vetëm Lulzim Bashën. Fjala fitore nuk i shkon në fakt Edi Ramës. Pra, nëse Edi Rama merr mandatin e tretë, me çfarëdo lloj forme siç e mori, nuk ia ka marë vetëm Lulzim Bashës, ia ka marrë Sali Berishës, ia ka marrë Monika Kryemadhit, ia ka marrë Ilir Metës.

Konsistenca e Edi Ramës për të bashkëpunuar me krimin në funksion të qëllimit të tij, ka fituar mbi paqartësinë e të gjithë zërave opozitarë, për të mos marrë ëprgjegjësi për betejën finale.

2019-ta ishte shans i humbur nga Basha, 2 marsi ishte shans i humbur nga Presidenti i Republikës.

Jemi kritikuar në këtë studio madje edhe nga vetë Basha, që po bëjmë lojën e Ramës, kur thonim ‘regjimi mundet me përplasje’.

E di se cili do të ishte fjalimi që Lulzim Bashës do t’i jepte moralin e vazhdimit të opozitës, që unë jam i bindur se ai njeri nuk e bën.

Duhet të dilte e të mblidhte popullin e opozitës e t’u thoshte ‘nga ky moment, asnjë diplomat i huaj, i cili nuk e ka fuqinë të shantazhojë Tom Doshin, nuk mund të shantazhojë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Nuk ka punë në këtë seli dhe nuk ka punë me ne’.

Ata që dolën garantët e marrëveshjes së 5 qershorit dhe u strukën jahteve të Palasës me oligarkë verën e kaluar, kurrsesi nuk mund të shantazhojnë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Shikojeni pastaj se çfarë bën populli.

Unë prandaj po ngul këmbë, asnjë nga kritikuesit nuk e bën do këtë gjë”, tha ai.

Që të gjithë bashkë me të kanë bërë gabime pa fund. Pse jemi në këtë pozitë sot që Lulzim Basha i dha mundësinë apo nuk e ndaloi dot Edi Ramën të rrëmbejë mandatin e tretë dhe në shumicën e opozitarëve po shikohet mundësia që Lulzim Basha të vazhdojë. Sepse të gjithë ata që sot po e kritikojnë kanë miratuar veprimet e tij. 

Unë kam miratuar veprimet e tij, por edhe presidenti Meta, ish-kryeministi Berisha, edhe një pjesë e mirë e analistëve, nuk i kanë thënë Lulzim Bashës ‘Stop’ djegia e mandateve nuk mund të ndalojë protestat, ose mospjesëmarrja në zgjedhje nuk do të ndalojë dot Edi Ramën të bëjë zgjedhje pa opozitën. Në momentin që largohesh nga institucionet, ka një rrugë, dhe kjo është rruga. Rruga nuk është xhiro në bulevard. As këta që po kritikojnë Bashën, nuk i kanë thënë diplomatëve të huaj, nuk ka asnjë problem nëse do të jemi të padëshirueshëm nga ju.

Në këtë vend nuk do bëhen zgjedhje pa opozitën ciladoqoftë kostoja. Kostoja është e gjithëfarëllojshme, nuk përjashtohet asgjë.

Ish-presidenti Nishani, në këtë studio pranoi që ka aprovuar djegien e mandateve, kanë heshtur kur Lulzim Basha nuk i shkoi deri në fund betejës pasi doli në rrugë, kanë heshtuar për mosbllokimin e  zgjedhjeve lokale më 30 qershor 2019.

A donte të ishte Lulzim Basha të ishte më agresiv, Unë the që jo. Por në momentin që ti e toleron këtë lider të lërë betejat në gjysmë, ti nuk je zgjidhja. A është zgjidhja sot Lulzim Basha? Të gjithë ata që aprovuan lënien e betejave në gjysmë nuk janë zgjidhja”, vijoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re