Skip to content

Familja Buci: Shteti të bëjë drejtësi

agrif

Pas krimit të rëndë ku i afërmi i tyre humbi jetën,  familjarët e Agim Bucit shprehen se me vrasësit duhet të merret shteti. Pas masës së arrestit për Vladimir Kurtin dhe Ruzhdi Hoden, vëllai i të ndjerit Agim Buci tha se nuk do të dëgjojë asgjë madje as pendesën e familjes Kurti.

 

Por krahas tragjedisë, familja Buci po kalon të tjera momente të vështira. Bashkëshortja e 53 vjecarit pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa ajo ende nuk e di se bashkëshorti nuk jeton më.

 

Vladimir Kurti e Ruzhdi Hode hynë të armatosur në biznesin e familjes Buci dhe në përleshje e sipër me pronarin e qëlluan atë për vdekje, ndërsa plagosën rëndë në këmbë bashkëshorten e tij 44 vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi 1 javë më parë në rrugën OSBE në Kamëz, ndërsa dy ditë pas krimit policia identifikoi dhe arrestoi autorët.