Skip to content

Familja e shpall të zhdukur, 31-vjeçari var veten pranë shtëpisë

U shpall i zhdukur nga familjarët e tij, gjendet i pajetë 31 vjeçari Blerim Dulaj.

 

Policia ka konfirmuar se pasditen e kësaj të marte, në fshatin Manastir, Sarandë është gjetur nga familjarët e tij i vetëvarur me litar (në pemë) shtetasi Blerim Dulaj 31 vjeç, i cili është gjetur 200 metra larg banesës.

 

Ndërkohë informacionet paraprake bëjnë me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, përveç atyre të shkaktuara nga varja në litar.