Pesë anëtarë të së njëjtës familje në Indi ranë në një pus të madh të kontaminuar për të shpëtuar një mace, por fati nuk ishte në anën e tyre.

Në përpjekjen e tyre të rrezikshme për të shpëtuar kafshën, të pesë u takuan me një vdekje tragjike.

Siç raporton gazeta britanike Daily Mail, burrat e familjes Kale vdiqën të martën në mbrëmje pasi ranë njëri pas tjetrit në një pus në fshatin Wadki, Maharashtra, Indi, i cili përdorej si gropë mbetjesh biologjike.

Sipas mediave lokale, macja kishte rënë në pusin e madh rreth orës 17:00 të së martës, ndërsa burrat e familjes vendosën të zbresin në pusin e kontaminuar për të shpëtuar macen.

Një nga anëtarët e familjes hyri i pari në pus përpara se katër të tjerë të ndiqnin, por në fund të gjithë u bllokuan, komenton botimi britanik.

Në një deklaratë, Dhananjay Jadhav, oficer i lartë i policisë së Nevasës, pohoi se “një ekip shpëtimi mori pesë trupat nga pusi i braktisur ku kishte rënë një mace”.

Megjithatë, pasi pesë anëtarët e familjes Kale zbritën në gropë, një burrë i gjashtë që u përpoq të shpëtonte të tjerët mrekullisht mbijetoi.

“Personi i gjashtë, i cili tentoi të shpëtonte të tjerët, hyri në pus me litar të lidhur në bel dhe mbijetoi”, shtoi policia, duke theksuar se është dërguar në spitalin më të afërt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re