Sali Berisha është paditur në SPAK nga familja Haklaj për 4 akuza të rënda nga banda e armatosur, vrasja me paramendim, terrorizëm, deri të kryerja e krimeve në kuadër të organizatës kriminale. Kallëzimi mban emrin e Muharrem Haklajt, babait të 4 djemve të vrarë, dhe motrës së tyre, Zylfie Haklajt.

 

Pas kësaj padie, motra e madhe e shtëpisë Aishe Haklaj, kthyer nga Suedia, ku ka fituar azilin politik, është marrë në pyetje nga organi i akuzës, i përfaqësuar nga Altin Dumani dhe Elida Kaçkini.

 

Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli haklaj, sipas familjarëve të tyre janë vrarë me urdhër të ish-presidentit të kohës, Sali Berisha, por ekzekutimi i këtij urdhëri është kryer nga 15 persona të tjerë.

 

Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri, në kallëzimin e dorëzuar në SPAK pretendon se ka prova të konsiderueshme që implikojnë personat e mësipërm në vrasjen e 4 djemve të familjes Haklaj të Tropojës dhe për t’i mbrojtur këto prova ai garanton edhe një sërë dëshmitarësh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re