Katër të plagosurit e aksidentit tragjik mbrëmjen e të mërkurës, ku humbën jetën tre anëtarët e familjes Istrefi vijojnë të marrin mjekim në spital.

 

Dy vëllezërit Mërgim dhe Edison Lazri ndodhen në qendrën e traumës për trajtim më të specializuar pasi kanë fraktura të shumta në trup. Ndërsa në Peshkopi po trajtohet kunata e viktimave Firuze Istrefi dhe e afërmja e tyre Kadrie Markeçi.

 

Shkak për aksidentin tragjik ku humbën jetën vëllezërit Murat dhe Kujtim Istrefi si dhe bashkëshortja e këtij të fundit Lulëzime Istrefi dyshohet të jetë bërë shpejtësia dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

 

 

DRITAN KURTI – GAZETAR

 

Ky është vendi ku një natë më parë u shënua një tragjedi ku tre pjestarë të familjes Istrefi humbën jetën si pasojë e përplasjes së dy automjeteve. Mjeti i tyre i cili po dilte nga Fshati Gjoricë për të lëvizur në drejtim të Bulqizës u përplas nga një tjetër mjet që vinte nga Maqellara. Siç duket nga shenjat e lëna në asphalt mjeti që vinte nga maqellara duket qe ka qenë me një shpejtësi shumë të lartë e për pasojë e ndau më dysh automjetin që vinte nga fshati Gjoricë në të cilin udhëtonin 5 persona.

 

Problem për banorët dhe shoferët, mbetet mungesa e ndriçimit dhe e sinjalistikës.

 

DRITAN KURTI – GAZETAR

 

Për banorët e zonës kjo nuk është një rrugë normale por rrugë e vdekjes, pasi në një gjatësi prej 2 kilometra nga ura e gjoricës ku hyn pjesa e rrugës së arbrit e deri në vendin që ndodhemi tani 6 viktima janë shkaktuar si pasojë e aksidenteve.

 

Banorët e Gjoricës kërkojnë ndërtimin e një nënkalimi pasi sipas tyre ajo është e vetmja mundësi që të shmangen aksidentet.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re