Ruajtja e moralit, kulturës gjuhës dhe kombit, ishin kolonat e mesazheve të Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, njeriut kryesor që drejton jetën islame aty, si kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës. Në ligjëratën e mbajtur për Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ai apeloi për familje më të mëdha, duke i propozuar qeverisë së Kosovës që t’iu jap falas nga një shtëpi të gjitha familjeve që kanë katër ose më shumë fëmijë, sicc raporton KosovaPress.

“Rënia e natalitetit është alarm kombëtar”, tha Tërnava.

Ai shtoi se Festa e Bajram Bajramit është ditë gëzimi. por edhe reflektimi.

“Kurban Bajrami na mëson se feja jonë kërkon sakrificë, jo vetëm në aspektin material, por edhe në përpjekje për ta përmirësuar shoqërinë, për ta ruajtur atdheun, për ta forcuar familjen dhe për ta mbrojtur të ardhmen tonë… Sakrifica që kërkohet prej nesh sot, është sakrifica për të ruajtur moralin, kulturën, gjuhën dhe vetë ekzistencën tonë si komb”, tha ai.

Gjithashtu, Tërnava foli për migrimin duke kërkuar nga institucionet e e vendit që të dalin me një strategji kombëtare për natalitetin.

Familja, siç tha ai, duhet parë si bekim e kontribut në ruajtjen e shoqërisë dhe kombit, e jo si barrë e frikë nga risku.

“Çdo qift që ka katër e më shumë fëmijë, i propozoj qeverisë që t’ua dhurojë të gjithëve nga një banesë – gratis”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko