Skip to content

Familja mbretërore në unitet/ Shoqërojnë arkivolin e nënës së tyre në Westminster Hall

8336a233 d70b 40c2 b64d 4df9b6fd9a97

Mbreti Charles III, Princi Ëilliam dhe Princi Harry ecën së bashku pas arkivolit të Mbretëreshës nga Pallati Buckingham në shenjë nderimi.

 

Fëmijët e Mbretëreshës, nipërit dhe mbesat, në procesionin solemn nëpër Londër ishin të bashkuar dhe të pikëlluar për nënën dhe gjyshen që u largua nga pallati për herë të fundit.

 

Anëtarët e familjes mbretërore shoqëruan arkivolin në këmbë në udhëtimin për në Ëestminster Hall, ku qindra mijëra njerëz pritet të bëjnë nderimet e tyre gjatë katër ditëve të ardhshme, pasi qëndruan në radhë për orë të tëra.

 

Arvoli i Mbretëreshës Elizabeth II pasi mbërriti mbrëmjen e djeshme në Londër nga Edinburgu, u largua nga Pallati Buckingham dhe u dërgua në Pallatin Ëestminster, aty ku njerëzit do munden të bëjnë homazhe për Mbretëreshën e tyre.