E pashpresë kjo familje që nga tërmeti i nëntorit 2019 pasi premtimet e dhëna deri tani kanë dalë boshe.

Ndonëse para një muaji bashkia Lezhe ja ka shembur shtëpinë për ta rindërtuar por deri tani jetesa e tyre e vështirë në një kontenjer dhuruar nga Kisha por edhe kjo nuk është e përshtatshme për periudhën e dimrit. Kryefamiljari për mikrofonin e “Fax News” shprehet se përveç bonusit të qerasë nuk ka marrë ndihme tjetër. Duke ditur që njëri nga djemtë ka një fëmijë 13 vjec me sindromën “Down”.

Apeli i kryefamiljarit është për ndihme si dhe tu ndërtohet shtëpia pasi për shkak të kushteve të vështira 13 vjeçari është shtruar në spitalin Rajonal të Lezhës.

“Kjo është shembur nga tërmeti që ka rënë para dy vitesh, erdhën e panë e verifikuan. Unë kam ndenjur këtu se kam pasur dy lopë, ne që jetojmë në fashat duhet të jetojmë. I kishim thënë Edi Ramës që në 2015 “e mbjellim dhe nuk e korrim” sepse këtu është kënetë, kur ishte Xhaxhi Enver duhet ti puthësh varrin sepse ka zbatuar ligjin, dhe kur zbatohet ligji ka jetë njerëzimi. Unë kam dy djem të martuar kanë nga dy tre fëmijë jam edhe vetëm rreth 8 veta. Është mizerrabël, edhe plasmani fut ujë aty, as qenin nuk e lë aty, është turp me fol. Eja shikojeni gjithë uji futet brenda, pwrfunduan në spital nga i ftohti. Mbi 2 vite që jetojmë në çadër. Unë e dua Enver Hoxhën sepse ka pasur realizëm në jetë. Kur nuk ka kontroll nuk ka jetë, kanë parë e kanë verifikuar e kanë nxjerr jashtë banimit duhet bërë nga fillimi. Kanë një muaj që e kanë prishur, nuk e kuptoj kur do vijnë mashtrojnë, flemë jashtë nga 3 orë gjumë sepse është ftohtë”, kryefamiljari Vat Bregu.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re