Skip to content

Familja nga Shkodra gëzohet me trenjakë/ Pas disa javësh në terapi intensive vogëlushët nisen për në shtëpi

289053034 569164171247090 6867913816195646134 n 1024x682 1

Një familje nga Shkodra është gëzuar me trenjakë.

 

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në mediat sociale. Trinjakët Uneis, Siar dhe Aert, kanë dalë sot nga spitali pas disa javësh të vështira në terapi intensive te “Koço Kliozheni”.

 

“Lajm i bukur

Trenjakët Uneis, Siar dhe Aert 😇😇😇 që kanë gëzuar familjen Tahiri nga Shkodra, sapo kanë dalë nga spitali, pas disa javësh të vështira në terapinë intensive në SUOGJ Koco Gliozheni, ku stafi mjekësor ka bërë një punë fantastike”