Prokuroria e Elbasanit ka konfirmuar se i vrari në burgun e Peqinit nga i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj është Arben Lleshi.

Familja refuzoi të varroste dhe kërkoi t’i bëhej ADN-ja duke pretenduar se nuk ishte i afërmi i tyre.

Por, sipas gazetares Klodiana Lala, konfirmimi është bërë përmes gjurmëve të gishtërinjve. Ndërkohë trupi i pajetë i Arben Lleshit ndodhet në morgun e spitalit të Elbasanit.

Varrimi nga Bashkia

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë kërkesë në Prokurorinë e Elbasanit për nisjen e procedurave të varrimit të Arben Lleshit nga Bashkia pasi familja e tij ka refuzuar të tërheqë trupin.

Mësohet se trupi i pajetë i viktimës nuk u tërhoq nga familjarë apo të afërm, të cilët e kanë braktisur për shkak të frikës së vijimit të sagës se hakmarrjes.

Në këto kushte sipas ligjit IML iu drejtua prokurorisë me kërkese me leje për të vijuar procedurat për varrimin.

Zyrtarisht prokuroria e Elbasanit tha se do ta miratonte lejen dhe më pas është drejtoria përkatëse pranë Bashkisë që kryen varrimin e Arben Lleshit.

VRASJA

Arben Lleshi u qëllua për vdekje brenda burgut nga Sokol Mjacaj një tjetër i dënuar me burg përjetë. Po ashtu i plagosur mbeti Indrit Shaqja.

Hetuesit dyshojnë që Mjacaj ka vepruar dhe vrarë bashkëvuajtësin kundrejt pagesës, por nuk ka mundur ende të identifikojë urdhëruesit.

Mjacaj ka dhënë disa dëshmi para hetuesve, por këta të fundit thonë se ai jep alibi jo të besueshme, por po i keqorienton në pistat e hetimit.

Viktima Arben Lleshi ishte dënuar përjetësisht për vrasjen dhe më pas djegien e Agim Hoxhës në Britaninë e Madhe në 2012. P

as kësaj ngjarje, familja Lleshi humbi dhe 4 pjesëtarë. Dy xhaxhallarët e Arben Lleshit, Xhavit e Hajredin Lleshi u ekzekutuan përkatësisht në 2013 dhe 2016. Ndërsa u zhdukën dy djemtë e xhaxhallarëve të tij, Artan e Klevis Lleshi, fati i të cilëve edhe sot nuk dihet.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re