Habib Rexha, autori i vrasjes së Arjan Gosës ka deklaruar se e kreu vrasjen pasi familja e tij ndihej e kërcënuar nga familja Rexha. 31 vjeçari ka deklaruar se i trembej një sulmi të tillë nga ana e Arjan Gosës por e ndërmori vetë hapin i pari duke e ekzekutuar me një plumb në kokë.

Gazetari Leonidha Musaj raporton duke iu referuar burimeve policore se familja Rexha nuk ka pasur kërcënime nga ana e familjes Gosa. “Nuk ka pasur kërcënime por këto janë pretendime të Habib Rexhës për të përfituar duke deklaruar se ngjarjen nuk e ka kryer për hakmarrje.

Habib Rexha ka deklaruar se ka mësuar se Arjan Gosa kishte folur me persona të tjerë në Kavajë se do t’i shuante dhe do të merrte hak për vëllain e tij”, tha gazetari. Gjithashtu ai raportoi se familja Gosa ka deklaruar se do t’ja lërë në dorë çështjen drejtësisë dhe se nuk do të vazhdojë hakmarrjen.

“I ati i vëllezërve të vrarë të Armand dhe Arjan Gosës ka deklaruar në polici se ne nuk do të vazhdojmë kalvarin e vrasjeve dhe hakmarrjes për këto ngjarje të rënda por do t’ja lënë në dorë drejtësisë duke marrë parasysh se edhe vetë autori është dorëzuar dhe ka pranuar akuzat.”, tha ai.

Një ditë më parë, ABC News raportoi se familja Rexha kishte kërkuar mbrojtje nga policia për shkak të frikës se familja Gosa mund të hakmerret për vrasjen e familjarit të tyre Arjan Gosa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re