Skip to content

Familja shqiptare kthehet në Itali, të gjithë të infektuar me koronavirus, por asimptomatikë

195927000 0955256b 57e5 401c 8cb7 b908ddc5c1a1

Katër pjesëtarë të një familje shqiptare kanë rezultuar pozitiv me koronavirus pasi janë kthyer nga Shqipëria për në Itali.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se familja shqiptare, përkatësisht burri, gruaja dhe dy fëmijët e tyre banojnë në Vallefoglia dhe u kthye në Itali pas pushimeve në vendin e tyre të origjinës.

Megjithatë, ata janë të gjithë asimptomatikë. Ata iu nënshtruar testeve sepse u kthyen nga vendet në rrezik.

Përveç Shqipërisë, vend me rrezik për Italinë konsiderohet edhe Kroacia, Spanja, Franca, Malta.