Një familje shqiptare me fëmijë të vegjël në Planoise të Francës duhet të largohet nga vendi dhe të rikthehet në Shqipëri.

Prefektura e Doubs njoftoi të premten, se gjashtë fëmijë nga 15 muaj deri në 16 vjeç dhe dy prindërit e tyre do të marrin një urdhër dëbimi, çka i detyron të lënë Francën.

Familja ka jetuar për dhjetë ditë në çadra në një garazh të braktisur në rrethin Planoise, në Besançon.

Banorët e Planoise janë organizuar për të ndihmuar familjen. Ata mblodhën 300 euro në një thirrje në internet dhe shpresojnë të jenë në gjendje të vendosin familjen në një hotel këtë fundjavë. Prefektura tha se nuk mund të siguronte strehim urgjent për familjen në pritje të kthimit të tyre në Shqipëri.

Familja dhe CDDP tani janë duke pritur që prefektura të dërgojë vendimin për t’u ankuar më pas në gjykatën administrative . Ky detyrim për të lënë Francën duhet t’i dorëzohet familjes në ditët në vijim nga policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re