Liridona Ademaj, 30-vjeçarja e cila u ekzekutua 3 ditë më parë në Prishtinë, do të rivarroset të hënën e 4 dhjetorit në Rracaj të Gjakovës, në orën 14:00.

 

Lajmi u konfirmua nga familjarët e Liridona Ademajt përmes një postimi në rrjetet sociale.

 

“Njoftim mortor nga familja Ademaj. Familja Ademaj njofton miq,shokë e dashamir se rivarrimi i vajzes tonë Liridona Ademaj e vrarë me daten 29.11.2023 behet neser me datë 4 dhjetor 2023 me varrezat e fshatit Rracaj ne ora 14:00”, thuhet në njoftim.

 

Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e paraburgimit për 30 ditë ndaj Naim Murselit, Granit Pllavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Murselit.

 

Bashkëshorti i viktimës që ka urdhëruar ekzekutimin është akuzuar për veprën penale “Vrasje të rëndë të kryer në bashkëpunim”, Granit Pllava qe ka kryer ekzekutimin akuzohet për “vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer një vrasje të rëndë”.

 

Për shkak të implikimit të bashkëshortit në vrasjen e të resë, familjarët bënë kërkesë për zhvarrosjen e saj, e cila është pranuar nga autoritetet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re