Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Klodian Çalamanin, i cili akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e 8 vjeçarit Mateo Veisiu në Fier.

 

Kjo është seanca e katërt që shtyhet. Tre herët e para Çalamani nuk preferoi të paraqitej, me argumentin se ishte sëmurë, ndërsa këtë herë shkak janë bërë familjarët e të miturit.

 

Para pak ditësh, ishte 1 vjetori i vdekjes së të miturit dhe gjendja psikologjike e familjarëve ka qenë tejet e rënduar.

 

Seanca e radhës është parashikuar të mbahet në datën 12 dhjetor në orën 12:45.

 

Kujtojmë se Klodian Çalamani  akuzohet për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjeçari Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit në një ngjarje të ndodhur në 16 nëntor të vitit të shkuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re