Detaje të reja dalin nga zhdukja misterioze e 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ka humbur gjurmët që prej mëngjesit të 8 marsit 2025.

Sipas burimeve për News 24, 49 vjeçari Naim Likometi, i cili zotëron një banesë në Ksamil, por që është rezident në Tiranë, është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 marsit dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij.

Sipas familjarëve në momentin kur është larguar nga banesa, Naimi ishte i veshur me një xhup të zi, atlete Adidas dhe një kostum sportiv Adidas me ngjyrë blu të errët. Pas zhdukjes, policia e Sarandës ka nisur kërkimin e tij.

Ajo që ka shtuar edhe më shumë dyshimet është se sot në mesditë, policia e rendit ka gjetur në breg të detit në Ksamil një palë rroba dhe një telefon celular, që sipas familjarëve, i përkasin 49-vjeçarit.

Sipas burimeve nga familja Likometi telefoni celular i 49 vjeçarit ka qenë aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, por pas kësaj ore ka rezultuar i fikur.

Autoritetet policore të rendit dhe ato kufitare të Sarandës dhe familjarët e tij kanë nisur kërkimet për të gjetur 49-vjeçarin.

Kërkimet bëhen në tokë dhe në det, pasi lind dyshimi se Naim Likometi mund të jetë mbytur.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko