Eshtë siguruar dosja e prokurorisë mbi plagosjen dhe arrestimin e Nuredin Dumanit pak ditë më parë.

Bashkë me të, policia arrestoi edhe Henrik Hoxhajn si edhe një vajzë 20-vjeçare nga Kosova. Sipas dëshmisë së saj që pasqyrohet në dosje, ajo me ishte njohur me Nuredin Dumanin një vit më parë në Gjilan teksa ai i kishte kërkuar fillimisht numrin e telefonit në një lokal, ndërsa disa muaj më vonë kishin filluar të bashkëjetonin me bekimin e prindërve të saj.

Dumani sipas të resë kishte shkuar në shtëpinë e prindërve të saj në Gjilan për t’i kërkuar dorën dhe pas miratimit të tyre kishin filluar të jetonin bashkë.

E reja thotë në një moment se pasi filluan të jetonin bashkë, kishte parë se Dumani mbante armë me vete. Ajo shpjegon se kur e kishte pyetur se përse mbante armë ai i ishte përgjigjur: “ti je e re, s’ke pse ti dish keto”.

20-vjeçarja deklaron në polici se Dumani lëvizte me emrin Arvit Spahiu në Kosovë dhe kishte një dokument të huaj që e vërtetonte këtë.

“Fotoja ishte e tija, kurse e emrin e kishte Arvit Spahiu”, shprehet ajo sipas policisë.

Dëshmia e vajzës:

Shtetasja M. Hajdini ka deklaruar qe eshte me shtetesi kosovare. Ne muajin prill te vitit 202 1, me shoqerine e saj ka qene tek lokal “G***” ne Gjilan. Aty tek ai lokal, ngjitur me to ishin ulur edhe 2 shtetas te tjere. Njerin nga ata e njihte dhe qubej Sh.Z dhe eshte nga Gjilani.

Ai ka nje qender poligoni ne Gjilan dhe familja e tij eshte disi e njohur ne Gjilan. Kurse djalin tjeter qe ishte me Sh. ishte hera e pare qe e shihte dhe nuk e njihte.

Ate dite ne lokal ky djali tjeter i ka folur dhe i kerkoi numrin e telefonit. M. ia ka dhene numrin dhe qe ate d i te filluan te komunikonin nga telefoni. Ai kishte nje numer celulari te Kosoves dhe jo te Shqiperise, por nuk e mban mend numrin.

Ai i eshte prezantuar me emrin Arvit Spahiu dhe i tha se ishte nga Tirana dhe ndodhej ne Kosove per pune, ku i ka treguar edhe nje leter njoftim apo karte identiteti , ku emri ishte vertete Arvit Spahiu dhe fotoja ishte e tij. Leter njoftimi qe i ka treguar nuk e d i se cilit shteti i perkiste por sqaron qe nuk ishte i Kosoves dhe i Shqiperise.

Pasi ishte kaluar afro 1 muaj gjysem qe nga d ita qe u njohe n dhe qe takoheshin shpesh, thuajse çdo dite, Arviti kerkoi qe lidhja e tyre te behej serioze dhe donte te takonte pri nderit e saj, ku i ka takuar dhe ata filluan te bashkejton in ne nje banese me qera ne Gjilan.

Arviti i ka treguar qe familjen e tij e kishte ne France dhe per kete arsye nuk mund ta takonte. Kur kane filluar te bashkejetojne, ajo ka vene re qe Arviti mbante arme zjarri me vete, gjithmone arma ka qene e njehte.

Arma ishte e zeze dhe kur dilnin a i e mbante ne brez e kur vinin ne shtepi a i e l inte ne dhome. Kur e ka pyetur se perse mbante arme ai i eshte pergjigjur “ti je e re, s’ke pse ti dish keto”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re