Ramazan Kulla

Me 26 prill të këtij viti vdiq nga koronavirusi Ramazan Kulla, vëllai i Nehat Kullës. 60-vjeçari ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të 26 prillit, në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ramazan Kulla ishte punonjës i doganës dhe stafi bëri një dedikim prekës për humbjen e tij.

“Me dhimbje të madhe morëm njoftimin për humbjen e parakohëshme të kolegut tonë R.K, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID 19.

Kolegu u nda nga jeta pasi prej dy javësh ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, asistencës të ventilimit mekanik të respiracionit dhe mjekimit intensiv, kolegu nuk ka mundur të mbijetojë.
I gjithë stafi i Administratës Doganore Shqiptare i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të të ndjerit”, shkruanin kolegët e tij.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re