Banorët e Thumanës, të cilët jetojnë në çadra që pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, po përballen me kushte të vështira jetese në këto ditë të ftohta dimri, të cilat kanë ‘mbërthyer’ vendin tonë.

Familja Xhixha nga Thumana jeton në kushte tejet të vështira, e gjithashtu katër familje të tjera po përjetojnë të njëjtën situatë pas përkeqësimit të motit.

Një tjetër banore, e cila jeton në kushte të vështira, nuk ka as çadër pranë shtëpisë.

Ajo i bën apel shtetit ta ndihmojë duke i dërguar një çadër në oborr, pasi është dhe e sëmurë. Sipas saj komuna i ka thënë shko jeto tek kunata, sepse nuk ka çadra.

“A jetohet këtu brenda, siç jetoj në çadër unë. Është shtet i bukur ky. Ku jetohet këtu, e kam pas dhomë gjumi.

I kërkoj shtetit të më sjellë një çadër në oborr. Jam e sëmurë, me pompë. Komuna më ka thënë nuk kemi çadra, shko jeto tek kunata jote”, shprehet banorja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re